Osmani: Nuk i trembem as Helsinkit

Shkëndija e Tetovës nis përgatitjen për sfidën e radhës. Menjëherë pas rikthimit nga Moldavia, kuqezinjtë e kanë zhvendosur vëmendjen e tyre tek kundërshtari i radhës. Trajneri Qatip Osmani vlerëson paraqitjen që bëri skuadra e tij përballë Dacias. Gjithashtu ai shtoi se ishte optimist se skuadra që ai drejton do të arritnte kualifikimin për turin e dytë të Europa League.

“Nuk i trëmbesha Dacias, por kishta një lloj respketi ndaj tyre, fakti që në arritëm të fitonim me bën të lumtur. Personalisht edhe përpara fillimit të ndeshjes isha optimist se do të arrinim të kalonim në turin pasardhës.”

Përsa i përket kundërshtarit të radhës, finlandezëve të HJK Helsink, tekniku Osmani kërkon vëmendje maksimale nga ana e futbollistëve dhe se fitorja ndaj Dacias duhet harruar, pasi përballë do të kenë një kundërshtarë jo të lehtë edhe pse beson fort, se Shkëndija ka shanse të mëdha për tu kaulifukuar në raundin e tretë të Europa League shkruan Supersport.

“Ekipi ka forcën e duhuar për ta vazhduar garën. Në do të punojmë shumë gjatë kësaj jave, në mënyrë që të jemi të përgatitur. Është një kundërshtarë më i fortë se Dacia, megjithatë jemi optimist.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share