Shkëndija në turin e dytë të Ligës së Evropës

Mision i lehtë ka dal ëtë jetë Daçia për skuadrën e Shkëndijës,që me fitore të lartë në të dy ndeshjet 0:4 (3:0), e është kualifikuar në turin e dytë të garave të Ligës së Evropës.

Ashtu sikurse edhe kishin paralajmëruar trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani se dëshirojnë të tregojnë lojë sikurse ajo një javë më parë që u luajt në Strumicë, edhe në ndeshjen e kthimit “kuqezinjtë” nuk kanë bërë gabime.

Në ndeshjen e dytë “kuqezinjtë” nga Tetova fituan me rezultatin 4:0, kështu që me rezultat të përgjithshëm 7:0 eliminuan skuadrën moldave.

Në ndeshjen e sotme në 45 minutat e parë të ballafaqimit gjithçka u qartësua kur Shkëndija udhëhoqi me rezultat 2:0. Në minutën e 32-të, Armend Alimi ndëshkoi vendasit për 0:1, kurse një minutë pa përfunduar pjesa e parë e lojës, Stenio Junior dyfishoi epërsinë 0:2.

Shkëndijës iu lehtësua puna nga minuta e 37-të, kur Androniq u përjashtua nga loja shkaku i dy kartonëve të verdhë. Në pjesën e dytë, Shkëndija shënoi edhe dy herë, zëvendësuesi Arbin Zejnullai shtoi epërsinë në 3:0 në minutën e 81-të, kurse kapiteni Ferhan Hasani nga penalltia (89’), vulosi rezultatin përfundimtar 4:0. Shkëndija tani pret të mësojë dhe kundërshtarin e radhës, pasi të përfundojë ndeshja në mes ekipit të Helsnikut nga Finlanda dhe Konan nga Uelsi.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share