Hoyt Brian Yee: Nuk do të mbyllim sytë përballë politikanëve të korruptuar, nuk ka BE pa arrestime VIP

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar ditën e djeshme, se skenarët e Kroacisë do të përhapen në gjithë vendet e Ballkanit. Për amerikanët, korrupsioni është një njollë e zezë në rajonin e Ballkanit dhe pa luftuar atë, nuk ka integrim në Bashkimin Europian. Ka qenë zëvendës ndihmësi i Sekretit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ai i cili në një intervistë për mediat serbe ka deklaruar se asnjë politikan i korruptuar në Ballkan, nuk do të tolerohet. Në këtë mes, Hoyt Brian Yee nuk ka bërë asnjë përjashtim duke lënë të nënkuptohet se vala e arrestimeve shumë shpejt do prekë edhe Shqipërinë. “Prioriteti numër një duhet të jetë zhvillimi ekonomik. Shumica e vendeve në rajon kanë rritur ekonominë në tre deri në katër për qind në vit, por edhe po të ketë zhvillim gjashtë për qind nuk do të arrihet mesatarja që duhet për Bashkim Europian. Kjo nuk do të arrihet në tre dekadat e ardhshme. Mos t’i mbyllim sytë ndaj korrupsionit të politikanëve të Ballkanit, edhe pse për zgjedhjen e tyre në pushtet qytetarët janë përgjegjës”, nënvizoi zyrtari i DASH më tej.

Yee: SHBA dhe BE siguri për Ballkanin

Nga ana tjetër, zëvendës ndihmësi i Sekretit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në rajon për të ofruar mbështetje, ndërsa theksoi se njëri nga faktorët më të rëndësishëm në Ballkan është bashkëpunimi me SHBA-në dhe BE-në. Sipas Hoyt Brian Yee, kudo që është SHBA-ja dhe BE-ja punojnë së bashku, në të njëjtin drejtim, zakonisht ka progres. “Ne jemi këtu për të ofruar mbështetje, inkurajim, për të dhënë këshilla nëse është e nevojshme por herë pas herë thirremi për përgjegjësinë e partnerëve tanë. Kur ne apo partnerët tanë marrim një detyrim, ne besojmë se me njëri-tjetrin. Pra, njëri nga faktorët më të rëndësishëm në Ballkan është bashkëpunimi me SHBA-në dhe BE-në. Kudo që është SHBA-ja dhe BE-ja punojnë së bashku, në të njëjtin drejtim, zakonisht ka progres”, u shpreh ai. Sipas Yee, dëshira e SHBA-vë është që të gjitha vendet e Ballkanit të jenë të qëndrueshëm. “Njëri nga faktorët më të rëndësishëm në Ballkan është bashkëpunimi i SHBA-ve dhe BE-së, dhe dëshira jonë është që të gjitha vendet e Ballkanit të jenë stabile, të zhvillohen dhe të jenë të sigurta”, ka deklaruar Brian Yee.

Zyrtari i DASH flet për liderët e rajonit

Ndërkohë, zyrtari i lartë amerikan, Hoyt Brian Yee, e ndali theksin tek bisedat e vazhdueshme me udhëheqësit e rajonit, teksa theksoi se këta të fundit duhet të pranojnë këshilla dhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, ndërsa shtoi se ndikim jonë në Ballkan është dëshirë e të gjithëve vendeve të këtij rajoni. “Prandaj, unë mendoj se faktor kyç në mbarëvajtjen e vullnetit të liderëve politikë për të bërë atë që ata duhet të bëjnë, të pranojnë këshilla dhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtar. Ne jemi duke u përpjekur së bashku me partnerët tanë të krijojmë qëllime të përbashkëta. Ndikim jonë në Ballkan është dëshirë e të gjithëve që vendet të bëhen më të qëndrueshme, së dyti, të jenë më të zhvilluara dhe së treti, të jenë të sigurta. Këto janë qëllime të ndërlidhura, pra, nëse këto vende i shohin si hapa të nevojshëm përparimin do ta kenë me të shpejt”, u shpreh Hoyt Brian Yee.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar ditën e djeshme, se skenarët e Kroacisë do të përhapen në gjithë vendet e Ballkanit. Për amerikanët, korrupsioni është një njollë e zezë në rajonin e Ballkanit dhe pa luftuar atë, nuk ka integrim në Bashkimin Europian. Ka qenë zëvendës ndihmësi i Sekretit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ai i cili në një intervistë për mediat serbe ka deklaruar se asnjë politikan i korruptuar në Ballkan, nuk do të tolerohet. Në këtë mes, Hoyt Brian Yee nuk ka bërë asnjë përjashtim duke lënë të nënkuptohet se vala e arrestimeve shumë shpejt do prekë edhe Shqipërinë. “Prioriteti numër një duhet të jetë zhvillimi ekonomik. Shumica e vendeve në rajon kanë rritur ekonominë në tre deri në katër për qind në vit, por edhe po të ketë zhvillim gjashtë për qind nuk do të arrihet mesatarja që duhet për Bashkim Europian. Kjo nuk do të arrihet në tre dekadat e ardhshme. Mos t’i mbyllim sytë ndaj korrupsionit të politikanëve të Ballkanit, edhe pse për zgjedhjen e tyre në pushtet qytetarët janë përgjegjës”, nënvizoi zyrtari i DASH më tej. Yee: SHBA dhe BE siguri për Ballkanin Nga ana tjetër, zëvendës ndihmësi i Sekretit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në rajon për të ofruar mbështetje, ndërsa theksoi se njëri nga faktorët më të rëndësishëm në Ballkan është bashkëpunimi me SHBA-në dhe BE-në. Sipas Hoyt Brian Yee, kudo që është SHBA-ja dhe BE-ja punojnë së bashku, në të njëjtin drejtim, zakonisht ka progres. “Ne jemi këtu për të ofruar mbështetje, inkurajim, për të dhënë këshilla nëse është e nevojshme por herë pas herë thirremi për përgjegjësinë e partnerëve tanë. Kur ne apo partnerët tanë marrim një detyrim, ne besojmë se me njëri-tjetrin. Pra, njëri nga faktorët më të rëndësishëm në Ballkan është bashkëpunimi me SHBA-në dhe BE-në. Kudo që është SHBA-ja dhe BE-ja punojnë së bashku, në të njëjtin drejtim, zakonisht ka progres”, u shpreh ai. Sipas Yee, dëshira e SHBA-vë është që të gjitha vendet e Ballkanit të jenë të qëndrueshëm. “Njëri nga faktorët më të rëndësishëm në Ballkan është bashkëpunimi i SHBA-ve dhe BE-së, dhe dëshira jonë është që të gjitha vendet e Ballkanit të jenë stabile, të zhvillohen dhe të jenë të sigurta”, ka deklaruar Brian Yee. Zyrtari i DASH flet për liderët e rajonit Ndërkohë, zyrtari i lartë amerikan, Hoyt Brian Yee, e ndali theksin tek bisedat e vazhdueshme me udhëheqësit e rajonit, teksa theksoi se këta të fundit duhet të pranojnë këshilla dhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, ndërsa shtoi se ndikim jonë në Ballkan është dëshirë e të gjithëve vendeve të këtij rajoni. “Prandaj, unë mendoj se faktor kyç në mbarëvajtjen e vullnetit të liderëve politikë për të bërë atë që ata duhet të bëjnë, të pranojnë këshilla dhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtar. Ne jemi duke u përpjekur së bashku me partnerët tanë të krijojmë qëllime të përbashkëta. Ndikim jonë në Ballkan është dëshirë e të gjithëve që vendet të bëhen më të qëndrueshme, së dyti, të jenë më të zhvilluara dhe së treti, të jenë të sigurta. Këto janë qëllime të ndërlidhura, pra, nëse këto vende i shohin si hapa të nevojshëm përparimin do ta kenë me të shpejt”, u shpreh Hoyt Brian Yee.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share