Zjarri në qendër të Gostivarit dëmtoi shumë prona

Sot rreth orës 4 të mëngjesit janë përfshi nga zjarri tre lokale që ndodhen në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në pjesën qendrore të qytetit, raporton Flaka 

Zjarri ka përfshi një butik, një shitore për këpucë dhe një librari.

Dëme më të mëdha materiale kanë pësuar shitorja e këpucëve “Pro Shot” dhe buktiku “West Man”, ndërsa më pak dëme ka pasur në librarinë “Evropa 2000”.

Kulmi i objektit ku ndodhen shitorja e këpucëve “Pro Shot” dhe buktiku “West Man”, është shkrumuar, kurse zjarri ka përfshi mjediset e dyqaneve dhe për pasojë është djegur inventari dhe malli që ndodheshte aty.

Dëmi llogaritet i madh, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Për fat të mirë, nuk ka pasur dëme në njerëz.

Ka intervenuar Njësiti i Zjarrfikësve dhe zjarri është lokalizuar, duke shmangur përfshirjen nga zjarri të objekteve të tjera përgjatë rrugës.

Me informata zyrtare, Flaka do të del brenda ditës. Flaka

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share