Basketboll, Gostivari prezantoi trajnerin e ri Sërbinovski

Kanë nisur risitë tek Klubi i Basketbollit “Gostivari”, para fillimit të sezonit të ri. Skuadra nga perëndimi i vendit e ka prezantuar trajnerin e ri, Marijan Sërbinovski, i cili këtë skuadër do ta drejtojë në sezonin e ardhshëm. Në konferencën për media tim menaxheri i kësaj skuadre, Mlladen Gjurovski, ka thënë se klubi dhe bordi kanë vendosur që për edicionin e ri klubin e basketbollit Gostivari do ta udhëheqë trajneri Sërbinovski.

Qëllimi kryesor i kësaj skuadre është afatgjatë dhe ne si pjesë e kësaj skuadre mund të premtojmë punë të mirë. Po ashtu mund të premtojmë se do orvatemi të nxjerrim maksimumin nga të gjithë basketbollistët me të cilët disponojmë për momentin. Gjithsesi se primare e kemi punën me basketbollistët e rinj.  – ka thënë ai.

Ndërsa Sërbinovski, u shpreh se synim i tij është që nën drejtimin e Gostivarit të kthehet publiku.

Për momentit atë që mund ta premtoj është një angazhim maksimal, punë e palodhshme dhe angazhim të të gjithëve në Gostivar. Kjo do të thotë se si ne nga stafi teknik ashtu edhe basketbollistët do të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe stërvitje. Qëllimi kryesor është kthimi I shikuesve në Gostivar – theksoi trajneri.

Ndryshe Ndryshe në takimin e sotëm me gazetarë u bë publike se ish kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Pero Antiq, posedon pakon më të madhe të aksioneve te Gostivarit. Për skuadrën e Gostivarit, merkatoja ka përfunduar, pasi këta nuk do angazhojnë basketbollist jashtë vendit dhe për sezonin e ri do mbështetet tek basketbollistët që kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Parë. (S.V.A)

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share