‘Tronditet’ historia e Shqipërisë, 105 vite gënjeshtra për flamurin e Pavarësisë

Fakte historike tronditëse zbulohen në Austri për Shpalljen e Pavarësisë dhe flamurin e saj.

Flamuri që kemi njohur deri më sot është thjesht një legjendë.

105 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, studiuesja Eleni Laperi trondit opinionin shkencor me zbulimin e botuar sot në gazetën Shqiptarja.

Ajo shkruan se studiuesit kanë folur për variante të ndryshme të flamurit duke shtuar detaje sipas dëshirës, por edhe duke ngatërruar ngjarje e data.

Laperi ka zbuluar një ilustrim te suplementit “Das Interessante Blatt” në gazetën vjeneze Wiener Illustrierte dhe shkruan se kjo është një provë e fortë se shqiponja e flamurit, i cili u valëvit në Vlorë në 28 nëntor 1912 nuk është ajo, që jemi mësuar të shohim në fotografitë e filmat shqiptarë të gjithë këtyre viteve.

Image
legjenda e flamurit (Flamuri origjinal që u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorë)

Burimi i parë i studiueses ka qenë suplementi javor Das Interessante Blat.

Laperi ka kërkuar më tej, jo vetëm imazhin e ngritjes së flamurit në Vlorë, të botuar një muaj më pas, në datën 12 dhjetor të vitit 1912, po edhe shumë fotografi e ilustrime  të tjera nga Shqipëria e shqiptarët e atyre viteve.

Studiuesja ka konstatuar se  shqiponja e flamurit të pavarësisë është me një qafë nga ku dalin dy koka.

Ky është imazhi i vërtetë i flamurit, që u ngrit në Vlorë, shkruan Laperi.

Gazeta e ka botuar në gjitha rastet shqiponjën e flamurit me qafën e drejtë, nga e cila dalin dy koka me sqepin e hapur, me një gjuhë të valëzuar, me krahët me shtatë pendë të mëdha, midis të cilave ka nga një pendë të hollë, pra gjashtë të tilla.

Bishti i shqiponjës është edhe ai si qafa, një formë e ngjeshur, që mbaron me një ndarje treshe në formë gjethesh, ku dy anësoret përfundojnë me nga një zgjatim si grep.

Ilustrimi i suplementit vjenez është varianti më i besueshëm që kemi për flamurin e 28 nëntorit 1912, shkruan Eleni Laperi duke shtuar se “Ndoshta ishte po ai, si shkruan revista “Hylli i Dritës”, nr 11, viti 1937, që Ismail Qemali, duke u kthyer nga Vjena, e mori në Kotorr nga Lec Shkjezi: një flamur i thjeshtë, rreth dy metra të gjatë, ashtu si e donte ai: as tepër të madh, as tepër të vogël.

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share