Kryetari Nevzat Bejta mori pjesë në ekspozitën e veprave nga Kolonia ndërkombëtare artsitike “Gostivari 2017”

Veprat e realizuara në kuadër të Kolonisë Ndërkombëtare Arstisike “Gotivari 2017”, e dymbëdhjeta me radhë, u eskpozuan sonte para artdashësve në Qendrën për Kulturë në Gostivar, ndërsa ngjartjen me praninë e tij e nderoi edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Shpresoj se gjatë këtyre disa ditëve të qëndrimit tuaj në Gostivar, keni kaluar çate të bukura dhe se me vete do të bartni kujtime të mira nga qyteti ynë. Veprat të cilat i keni ekspozuar sonte, më lanë  përshtypje shumë të mirë dhe uroj që edhe vitin e ardshëm sërish të jeni mysafirët tanë dhe të krijoni vepra të këtilla të cilat do na mbeten si kujtim i bukur”, tha kyretari Nevzat Bejta në fajlën e tij përshëndetëse për artsitët figurativë të ardhur nga vendi dhe  shumë shtete të botës.

Kryetari Bejta, uroi organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm artistik, duke theksuar angazhimin e SHAFM “Draudacum” me në krye profesorin Resha Ameti, por edhe të gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e kolonisë ndërkombëtare arstitike.

“Komuna e Gostivarit do të vazhdojë të mbështesë ngjarjet kulturore në të gjitha sferat, e sidomos në fushën e artit figurativ ku qyteti ynë prin edhe para shumë qyteteve më të mëdha në rajon. Mbështetja jonë do të jetë akoma më e madhe në të ardhmen”, nënvizoi kryetari Bejta.

Kryetari I SHAFM “Draudacum”, Reshat Ameti, në fjalimin e tij falënderoi artsistët që iu përgjigjën festës për pjesëmarrje në këtë koloni, si dhe për veprat e vlefshme  të realizuara gjatë saj. Ai falënderoi për mbështetjen kryetarin e komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ndërsa bashkëpunotërt e tij i falënderoi për angazhimin maksimal për mbarëjatjen e kësaj kolonie.

Nga ana tjetër, kryetari iI këshiliit artistik të kolonisë “Gostivari 2017”, profesor Xhelil Rufati i njoftoi të pranishmit se janë realizuar34 vepra në teknika të ndryshme dhe në zhanre të ndryshme, duke fuilluar nga realizimi e deri në ekpresionizëm.

Organizatorët , po ashtu , ndanë certifikata për pjesëmarrësit, si dhe mirënjohje për ata të cilët ndihmuan në realizimin e  kolonisë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share