Një ishull del në sipërfaqe pranë Trekëndëshit të Bermudës në SHBA

Misteri i Trekëndëshit të Bermudës është thelluar edhe më tepër pasi një ishull i gjatë ka dalë papritur në sipërfaqe pranë brigjeve amerikane.

Ishulli në formë gjysmë hëne pranë Cape Point në Karolinën e Veriut, filloi të shfaqet në pranverë në ujërat që rrethojnë të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Djallit”.

Sipas gazetës britanike “The Sun” ekspertët kanë paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë larg ishullit.

Ai është quajtur Shelli nga vendasit për shkak të sasive të mëdha të predhave dhe mbeturinave.

Ishulli është 1.6 kilometra i gjatë dhe 100 metra i gjerë, shkruan syri.net. Peshkatarët, dhe fotografët  kanë vizituar të gjithë ishullin megjithëse është e rrezikshme të shkosh.

Ishulli Shelli doli nga sipërfaqja e ujërave që rrethojnë trekëndëshin famëkeq  të Bermudës.

Trekëndëshi shtrihet në këtë pjesë të Oqeanit Atlantik dhe mbulon  një sipërfaqe prej 440,000 miljesh detare, shkruan syri.net. Bill Smith, president i Shoqatës së plazhit në Karolinën e Veriut, ka thënë se ishulli i ri mund të paraqesë edhe më shumë rreziqe.

Image

Vendaset kanë rrëfyer se prej muajsh ujërat përplaseshin në atë zonë, por nuk e kishin idenë se deti fshihte një ishull të tërë.

Ishulli është i mbushur me anije të vjetra dhe eshtra balene, thotë nje historian lokal.

Theksojmë se Trekësndëshi i Bermudës, i cili ndodhet jo shumë larg tij, është fajësuar për zhdukjen e dhjetëra avionëve dhe anijeve në 100 vitet e fundit.

Mesatarisht, katër avionë dhe 20 jahte zhduken çdo vit.

Image

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share