Adele heq dorë nga muzika

Interpretuesja e shumë hiteve, Adele do të largohet përkohësisht nga muzika.

Këngëtarja me famë botërore, do të përqëndrohet tek të qenurit nënë.

Është vetë Adele ajo e cila gjatë një koncerti të mbajtur në Ëembley, ka njoftuar fansat e saj se po numëron ditët e saj për t’iu rikthyer jetës së vjetër, shkruan Indeksonline.

29-vjeçarja dëshiron që të kalojë kohë të plotë me djalin e saj Angelo.

“Që të hënën në mëngjes unë do të jem vetëm një mama. Kjo është e gjitha që unë do të bëj dhe nuk mund të pres. Jam shumë e lumtur,”-tha këngëtarja.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share