Ja cilët lojtarë kërkojnë gjigandët e Evropës

Kjo verë pritet të jetë mjaft intensive për klubet në kontinent, veçanërisht ato më të pasurat.

Më poshtë mund të mësoni një përmbledhje se ku janë fokusuar gjigandët e Evropës.

Real Madrid: Mbappe, është objektivi primar, Sulmuesi i Monacos shkëlqeu në sezonin e kaluar, duke u bërë po ashtu objektiv i pothuajse të gjitha top klubeve. Presidenti i klubit pëlqen edhe mbrojtësin Theo Hernandez.

Barcelona: Veratti. Klubi blaugran prej kohësh është në kërkim të një lojtari që mund të zëvendësonte të larguarin Xavi, ndërsa që prej largimit të tij kanë hasur në vështirësi në gjetjen e një zëvendësuesi ideal. Bellerin nga Arsenal është gjithashtu në radarin e klubit spanjoll.

PSG:, Dembele, Gjigandët parisieni janë në përpjekje për një ringritje, teksa Ousmane Dembele është sipas tyre një lojtar që do të ndihmonte në rimëkëmbjen e klubit francez.

Bayern Munich: Alexis, sipas mediave në Gjermani, Alexis Sanchez është duke kërkuar një klub të ri për shkak se këtë sezon Topçinjtë e Arsenal nuk do të luajnë në Champions League. Në garë për të janë edhe Manchester City dhe Chelsea.

Chelsea: Alex Sandro. Kampionët e Anglisë nuk duket të jenë shumë aktiv këtë verë, sidoqoftë përveçse zëvendësimin e Diego Costas Conte po mendon të transferojë Alex Sandro nga Juventus.

Manchester United: Morata. Pas largimit të Zlatan Ibrahimovic, Jose Mourinho është duke kërkuar një sulmues potent, dhe prej kohësh flitet se Morata do të jetë pjesë e gjigandëve anglezë që pres sezonit të ardhshëm.

Manchester City: Si gjithmonë, Citizens janë në kërkim të pothuajse të gjithë lojtarëve. Sidoqoftë, më shpesh është përfolur për Alexis Sanchez, Dembele, Mbappe.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share