Fusha magnetike e Diellit po zvogëlohet

Një studim që po zhvillohet prej disa vitesh, tregon lidhjen midis pakësimit të njollave diellore dhe rritjen e rrezeve kozmike.

Analizat tregojnë një rritje progresive të rrezeve kozmike me 13% në krahasim me mesataren e viteve të mëparshme.

Studime analoge të zhvilluara në New England tregojnë një rritje edhe më të madhe me 19%.

Rritja e rrezeve kozmike që vijnë nga hapësira, janë të rëndësishme për të gjithë sistemin diellor, jo vetëm Tokën, dhe është një fenomen që lidhet me ciklin e njollave diellore.

Kur rrezet kozmike që përshkojnë Sistemin Diellor, rriten, do të thotë se po zvogëlohet fusha magnetike e Diellit dhe për rrjedhojë edhe e erës diellore që shërben si ‘pasqyrë’ kundër grimcave të energjisë së lartë që vjen nga hapësira.

Këto grimca janë në formën e vrimave të zeza, yjeve apo fenomeneve të tjera astronomike që manifestohen me shpërndarje energjie shumë të përparuara.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share