Vdes reperi i famshëm i Prodigy

Këngëtari i njohur i muzikës rep, më saktë i grupit të famshëm Prodigy, ndërron jetë në moshën 42-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Reperi i famshëm i grupit “Mobb Deep”, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare, të cilat kanë theksuar se reperi i famshëm vuante prej vitesh me shëndetin nga një sëmundje qelizash. Në Las Vegas, Prodigy kishte shkuar  Prodigy gjatë me synimin për të performuar në turin e grupit “Mobb Deep”.

Gjithçka ka ndodhur krejt papritur, edhe pse dihej që ishte i sëmurë, por mendohej se ende nuk kishte arritur në atë gjendje sa të pritej vdekja e tij. Për këtë arsye ende nuk dihen shkaqet e sakta te vdekjes së tij.

Ndërkohë që ky lajm ka shokuar miliona fansa në të gjithë botën, të cilët kanë argëtuar, kanë kënduar dhe kanë kërcyer me hitet e tij.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share