Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Agjencinë për marketing dhe menaxhment “Eurostep” nga Shkupi, organizuan panair biznesi në Gostivar.

Panairi i cili u hap sot në palestrën sportive “Rinia” dhe i njejti ka bërë bashkë 26 biznese të ndryshme vendore (16 prej Gostivari), të cilat prezentuan ofertën e tyre.

Ky panair synon të jetë një mundësi e mirë për të promovuar produktet dhe ofertat nga rajoni i Gostivarit dhe për të nxitur zhvillimin e tyre.
Pjesë e këtij panairi, sonte është edhe një program argëtues kulturor, ndërsa mbyllet nesër me një forum biznesi.
Panairin e shpalli të hapur zv/kryetarin e komunës së Gostivarit, Namik Durmishi. Ky panair biznesi synon të bëhet tradicional në qytetin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.