Ka filluar ndërtimi i çerdhes së re në Gostivar. Me kapacitet për mbi 100 fëmijë, objekti do të jetë shtojcë e çerdhes ekzistuese “Lulishte” e cila ndodhet pranë shkollës fillore “Goce Dellçev”. Aslian Snopçe, përgjegjëse për arsim pranë Komunës së Gostivarit bëri të ditur se projekti vjen në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale. Ajo tha se me këtë investim, lista e pritjes së fëmijëve për t’u regjistruar në çerdhe reduktohet dukshëm.

“Sot jemi vizitë te çerdhja ‘Lulishte’, ku siç shihet kanë filluar punimet për një çerdhen e re, e cila është shtojcë e çerdhes ekzistuese ‘Lushishte’. Me këtë projekt kemi aplikuar në Mars të vitit 2020 dhe realizimi nis tani në vitin 2022. Projektin e kemi në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Bankën Botërore. Aplikimi është bërë përmes projektit “Përmirësimi i kushteve sociale” dhe mendoj se do t’u shërbejë shumë fëmijëve dhe prindërve që janë në pritje edhe pse lista e pritjes është zvogëluar, por ende ka prindër që presin për t’i regjistruar fëmijët e tyre.

Çerdhja do të ndërtohet me kapacitet mbi 100 fëmijë dhe besoj se ndagalë e ulim dukshëm numrin e fëmijëve që janë në pritje”, deklaron Aslian Snopçe, përgjegjëse për arsim pranë Komunës së Gostivarit.

Sipas parashikimeve të projektit, çerdhja e re do të jetë gati pas një viti.
“Projekti ka afat dhe sipas kontratës së nënshkruar duhet të realizohet brenda një viti, pra deri në Maj të vitit 2023 punët duhet të kryhen”, deklaron Aslian Snopçe, përgjegjëse për arsim pranë Komunës së Gostivarit.

Në kuadër të institucionit “Gëzimi Fëmijëror” në Gostivar aktualisht funksionojnë çedhet “Pranvera”, “Lulishte”, “Dielli” dhe “Bletëza” me kapacitet për 750 fëmijë. Pro Radio

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.