Fasadë e re e jashtme, dritare të reja dhe rikonstrumim të Rerpartit Gjinekologjik dhe atij Internistik në Spitalin e Gostivarit. I gjithë investimi kapë vlerën e 700.000 eurove, prej të cilave gjysëm milion janë siguruar nga Qeveria me ridestinimin e mjetev nga TAV, ndërsa pjesa tjetër janë mjete vetanake të spitalit. Punimet janë promovuar sot nga ana e drejtorit Jakup Jakupi para përfaqësuesve të pushtetit qendrorë ku merrinin pjesë Faton Ahmeti, drejtor i Fodnit për Sigurim Shëndetësor dhe zv.ministri i mbrojtjes, Bashkim Hasani dhe një delegacion nga Muftinia e Gostivarit drejtuar nga muftiu Sabahudin Zendeli.

“Gjysmëm milioni është investim vetëm i suvatimit të jashtëm mjete të siguruara nga TAV të cilat janë denstinuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku ne kemi konkuruar në projekt dhe jemi shfytëzues të atyre mjeteve. Projekti është në zhvillim e sipër ku është suvatuar një pjesë e spitalit, ndërsa do të vazhdohet edhe me pjesët tjera, gjithsejt janë 8.000 m2 fasadim, 1.420 metre ditare dhe 1.200 metra janë kulluesit e ujit. Pjesa tjetër është investim prej 200.000 euro në Repartin e Gjinekologjisë dhe atë Internistik. Reparti Internistik e meritonte këtë rinovim pasi në kohën e pandemisë ishte bartës i kryesor i trajtimit, ndërsa te Reparti i Gjinekologjisë vendosëm të investojmë që të krijojmë kushte më të mira duke vendosur kështu disa standarde më të reja”, deklaroi Jakup Jakupi, drejtor i Spitalit të Gostivarit.

Drejtori Jakupi paralajmëroi edhe investime të tjera kapitale në spitalin e Gostivarit, për të cilat tanimë edhe mjetet fianciare janë siguruar.

“Jemi duke përgatitur buxhetin dhe jemi në përfundim e sipër dhe mund të garantojë se së shpejti do të fillojë edhe rikonstruimi i Repartit të Fëmijëve në Pediatri. Një pjesë e punëve aty edhe janë kryer sikurse ndërrimi i dritareve, rregullimi i çatisë dhe të gjitha me mjete vetanake. Do ketë edhe disa aparate për të cilat kemi nevojë në Repartin e Pediatrisë. Repartin në fjalë e kemi pajisur edhe me kravat për përcjellësit dhe fëmijët. Besoj se paratë deri në javën e ardhshme nga Këshilli drejtues do të destinohen nga një fond në fondin tjetër dhe së shpejti të hapet nakandi dhe deri në fund të kemi një repart të ri siç janë edhe repartet tjera. Për momentin zhvilohene dhe dy projekte tjera, njëri për ndërrimin e ashensorëve dhe projekti i dytë ka të bëjë me digjitalizimin e spitalit me montimin e kabllove të reja që nuk do të jenë në hapësira të dukshme”, deklaroi Jakup Jakupi, drejtor i Spitalit të Gostivarit.

Kohë më parë Spitali i Gostivarit me mjete vetanake bëri edhe riparimin e tërësishëm të Repartit Kirurgjik. Pro Radio

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.