Me datë 15.05.2022 në sallën e sportit “Rinia” në Gostivar, gjatë një ndeshje basketbolli ndërmjet ekipeve të KB “Gostivari” nga Gostivari dhe KB “Pelister” nga Manastiri është prishur rendi dhe qetësia publike duke hedhur sende nga publiku dhe lojtarët, si dhe përleshje fizike mes anëtarëve të të dy ekipeve.

“Gjatë ndeshjes, disa objekte janë hedhur në fushë nga publiku në tribunën lindore dhe është goditur trajneri i skuadrës së Pelisterit M.I. (47) nga Shkupi, i cili më pas ka thyer stolin e lojtarëve rezervë. Njëkohësisht ka ndodhur një përleshje fizike mes lojtarit të Pelisterit, B.S. (29) nga Shkupi dhe fizioterapistit të KB “Gostivari”, V.G. (29) nga Gostivari. Më pas lojtarët e skuadrës mysafire B.S. (29) dhe D.N. (28) kanë gjuajtur sende në drejtim të të pranishmëve, ku sipas raportit, B.S. ka godit shikuesin B.P. nga Gostivari”, njoftuan nga Policia

Në lidhje me ngjarjen, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat V.G. (29) nga Gostivari, B.S. (29) nga Shkupi, M.I. (47) nga Shkupi dhe D.N. (28) nga Manastiri dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresat përkatëse. Pro Radio

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.