Komuna e Gostivarit iu bashkangjit aksionit të pastrimit “Uikend gjeneral 2022” organizuar nga shoqata “Njeriu dhe mali”, si pjesë e aktiviteteve që i realizon për të kontribuar në ngritjen e vetëdijes publike dhe për të ndikuar pozitivisht në ruajtjen e mjedisit. Me këtë rast, administrata komunale, punonjës të ndërmarrjeve publkike dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, pas takimit para godinës komunale ku u pajisën me dorashka dhe qese për grumbullimin e mbeturinave u drejtuan dejt parkut të madh të qytetit.

Aksioni u zhvillua përgjatë shtetores së lumit Vardar dhe në disa pjesë tjera të qytetit, të cilit iu bashkangjit edhe vetë kryetari Arben Taravari. Ai tha se në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me aksione mjedisore me qëllim të ndërgjegjësimit të publikut për mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë këtij aksioni u prezentuan edhe disa tabela informative mbi qytetin dhe lumin Vardar. Detajet i bëri të ditura Zudi Xhelili, udhëheqës i Sektorit për Ekologji pranë Komunës së Gostivarit.

Në aksion morën pjesë edhe organizata joqeveritare, vullnetarë dhe qytetarë të tjerë të qytetit tonë. Pro Radio

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.