RMV:Rriten çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,41 % në raport me vendimin e datës 4.10.2021.

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 4,632 %, te nafta për 5,931 %, te vaji ekstra i lehtë për 6,115 % dhe te mazuti për 4,333%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,650%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 den/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V)dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 2,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të vërtetuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 4.10.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,630 denarë/kilogram kështu që çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU është 42,761 den/kg.

Nga data 13.10.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 75,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 77,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 67,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 67,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,761 (denarë/kilogram)

Nga KRRE theksojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 13.10.2021. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.