Zendeli në Balindoll: Gostivarin do ta bëjmë qytet më të mirë për të jetuar

Ekonomi më të mirë e pa shantazhe, shëndetësi më të mirë dhe asrim të papolitizuar. Këto gjëra para banorëve të fshatit Balindoll i ka premtuar kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar komune në Gostivar, Fadil Zendeli. Biznesi, tha ai, do të funksionojë lirshëm e me të në krye të pushtetit lokal, kompanitë do të nidhmohen për të zgjeruar kapacitete e tyre.

Ajo që dëshirojë përmes kandidimit tim për kryetar komune, nëse e marrë mandatin e kryetarit të komunës, është se vërtetë do paraqes diçka ndryshe nga ajo që kemi parë deri më sot në qeverisjen me Komunën e Gostivarit. Kur them diçka ndryshe, e mendojë mënyrën e qeverisjes, e mendoj si koncept, gjithçka që ka qenë e mirë deri më sot nuk kemi pse e hedhim, do ta mbajmë, kultivojmë, por ka shumë gjëra që janë negative dhe neve nuk na duhen dhe dëshirojmë ato të këqiajt ti largojmë së bashku me këta dy oponetët tanë. Ajo që unë përfaqësojë është qasja se si zgjidhen problemet e ajo është komunikimi drejtpërdrejtë me ju”.

Zendeli tha se Gostivari mund të bëhet qytet më i mirë për të jetuar vetëm me krijimin e vendeve të reja të punës. U zotua se do të sjellë investitorë të huaj dhe do të krijojë kushte mërgata të investojë në vendlindje që të arrihet krijimi i vbendeve të reja të punës.

Të punojmë të gjithë në çështjet ekonomike, në çështjet e hapjes së vendeve të reja të punës sepse vetëm kjo është garancë se ne nesër mund të jetojmë më mirë. Mund të bëjmë investime në infrastrukturë, por nëse nuk hapim vende pune, rinia do na ikë, fenomen që e shohim çdo ditë. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë dhe unë besojë shumë te vetja ime, në bashkëpunimin me ju, me të gjitha strukturat që i kemi gjithandej, me qytetarët e Gostivarit pa marrë parasyshë çfarë përkatësie etnike apo politike kanë. Mund ta bëjmë Gostivarin që qytetari të jetone më mirë”.

Zendeli tha se për të arritur zhvillimin ekonomik lokal të Gostivarit do të përdorë të gjitha mjetet demokratike dhe politike së bashku me ekipin e tij dhe kandidatët për këshilltarë komunal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.