Taravari vizitoi disa lagje të qytetit

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa Arben Taravari, shprehu optimizëm për rezultatet e zgjedhjeve dhe paralajmëroi fitoren.Ai sot, në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore,u takua me qytetarë nga disa lagje për të prezantuar programin për 4 vitet e ardhshme duke bashkëbiseduar dhe duke e shpërndarë të njëjtën qytetarëve që siç tha ai, qytetarët të mund të njihen më mirë me programin zgjedhor dhe ta bëjnë zgjedhjen përfundimtare të dielën.

Sot dolëm me ekipin që të bashkëbisedojmë me qytetarët,jo se nuk e kemi bërë këtë,kjo gjë është bërë rregullisht në katër vitet e kaluara,pasi që metoda jon e punës ka qen vazhdimisht në zyre edhe në teren.Natyrisht është fushatë dhe si gjith kandidatët që kërkojnë përkrahje,ashtu edhe ne dalim dhe bashkëbisedojmë dhe i ndëgjojmë qytetarët,ua shpërndajmë programin tonë zgjedhor,që ta shohin dhe ta japin verdiktin e tyre në këto 4-5 ditë që kanë ngelur deri në ditën e votimit.
ky është edhe shkaku pse kemi dalur sot në këtë pjesë të qytetit,kurse pak më vonë do të vazhdojmë në disa pjesë tjera të qytetit.
Mendojmë se programa përveç se gjendet në web faqen tonë dhe në rrjetet sociale,ajo duhet edhe direkt ti dorëzohet qytetarit,pasi që fundja ai duhet ti lexonë të gjitha programet e kandidatëve dhe të vendosin në fund për cilin kandidat do ta japin besimin për ta udhëhequr komunën tonë në katër vitet e ardhshme,pasi që populli asnjëherë nuk gabon dhe se do të voton për atë që është më i mirë sipas mendimit të tyre.
“-tha Taravari.

I pyetur për rezultatin e zgjedhjeve në raundin e parë, Taravari tha se ai dhe koalicioni janë favoritët absolut.


Pres që qytetarët t’i japin mbështetje të madhe edhe listës së këshilltarëve që të sigurohen dhjetë deri në dymbëdhjetë vende në këshillin komunal. Sipas analizave tona nga terreni dhe sondazhet e fundit, koalicioni Aleanca / Alternativa ka një avantazh ndaj BDI -së nga 1.500 në 2.000 vota“.-tha në fund Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.