Bejta:Do të hiqen kazinot nga qendra e qytetit ,si dhe problemet me qentë endacak dhe deponitë e egra

Kandidati nga radhët e BDI-së për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, në kuadër të fushatës parazgjedhore tha se pas marrjes së pushtetit lokal do të fillojë zgjidhjen e problemeve komunale, të cilat, siç tha ai, oponenti i tij nuk i ka zgjidhur në katër vitet e fundit. Prioriteti i tij është pastrimi i deponive ilegale, numri i madh i qenve endacak dhe heqja e kazinove që janë në pjesën qendrore të qytetit. Ai këto komente i bëri përmes konferencës për shtyp mbajtur në rrugën e cila të çon në fshatin Simnicë, ku është krijuar një deponi e egër.

Sot jemi këtu para një deponie të paligjshme. Kështu deponi ilegale kemi në të gjithë qytetin e Gostivarit, të cilat rrezikojnë jetën e qytetarëve të qytetit tonë. Kryetari në largim nuk është kujdesur për këto deponi, atij as që i ka interesuar Gostivari. Ju kujtohet juve që ai para katër viteve premtoi se do ta çlirone qytetin nga qentë endacak, do ti largone kazinotë nga qendra e qytetit, do ta zgjedhe problemin e deponisë Rusino. Lëre që nuk e zgjodhi problemin e deponisë por dolën edhe shumë Rusino të vogla. Kjo bombë ekologjike nuk duron edhe katër vite të tjera për shkak se rrezikohet shëndeti dhe mjedis jetësor nga kryetari në largim”, deklaroi Bejta.

Ai vuri në dukje se ka një zgjidhje për problemet, sepse ai ka mbështetjen e qeverisë qendrore, e cila siç tha gjatë mandatit të ri do të krijojë një infrastrukturë moderne dhe mjedis të sigurt për qytetarët e komunës së Gostivarit.

Unë sa e shoh Taravari e ka humbur energjinë. Me premtimet boshe të tija të paraealizuara dhe vetë ka deklaruar se është lodhur nga komuna dhe ai duhet se kandidon vetëm për interesat e tija partiake. Neve në qytetin tonë na duhet një kryetar komune i cili do të punone, që do ta zgjedhë problemin e Rusinos, do të zgjedhe problemin e kazinove, do të zgjedhe problem e qenve endacak, të punone për të mirën e qytetit të Gostivarit. Sa të zgjidhem kryetar komune, menjëherë do të fillojë të merrem me problemet dhe me pretimet boshe të Taravarit që ato probleme, ne ti zgjedhim”, tha Bejta.

Bejta tha se së bashku me ekipin e tij, jenë gati të zgjidhin çdo problem që është krijuar gjatë katër viteve të kaluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.