Taravari prezantoi programin para banorëve të Llakavicës

Koalicioni ASh-AAA, aktivitetet parazgjedhore në Gostivar, sonte i ka vazhuar me prezentimin e programit para banorëve të fshatit Llakavicë. Fjalë rasti mbajti kryetari aktual i komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili kërkon edhe një mandat për Gostivarin. Ai tha se Llakavica është bastion i ASH – së dhe se fitorja do të jetë e pastër.

“Fushata na shkon mirë e na bashkangjiten akoma intelektual e rinistë. Ne kërkojmë votë me kokën lartë pasi për katër vite kemi punuar shumë, sidomos në Llakavicë. Dua të falenderojë edhe bashkësinë lokale me të cilën kemi bashkëqeverisur. Llakavica së bashku me Çajlën janë bastioni jonë. Më keni përkrahur si llakavicas gjithmonë, e pres të njejtën gjë sërish. Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje lokale, ne do fitojmë por na duhet fitore e madhe karshi oponetëve tanë politik. Prej Llakavice sonte i bëjë thirrje Betës hajde dil ballafaqohu me mua, ti trego çfarë ke bërë për 8 vite e unë për 4 vite. Nëse ti ke bërë më shumë se unë, unë tërhiqem. Fitorja nga Gostivari do të jetë e madhe sa që do të vijë edhe ndryshimi i qeverisë në nivel qendror”, tha mes tjerash, Arben Taravari kandidat i ASH-AAA për kryetar komune në Gostivar.

Bartësi i listës për këshilltarë komunal të koalicionit ASH-AAA në Gostivar, Valbon Limani, ftoi llakavicasit që pos kandidatit për kryetar komune, të votojnë edhe listën për këshilltar komunal.

Në 2020 patëm një fitore të madhe këtu në Llakavicë dhe sonte them bindshëm fitorja në këtë fshat do të jetë dyfish më e madhe. Dega dhe bashkëpunëtorët tanë nga ky fshat kanë punuar fortë për këtë fitore. Me 17 tetor nuk ka dyshim se dr. Taravari i fiton zgjedhjet, por do ju kisha lutur të votoni edhe listën e kandidatlve për këshilltarë pasi edhe aty na duhet shumicë. Dilni me me kokën lartë kërkoni votë për përfaqësim të pastër”, tha Valbon Limani, bartës i listës për këshilltar komunal nga koalicioni ASH-AAA.

Para të pranishmive foli edhe kandidati për këshilltar, Telat Fetai, i cili tha se prania e madhe e llakavicasve në tubim, dëshmon fitore të madhe me 17 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.