Shabani: Nuk kemi kohë për mashtrime 3D, jemi të zënë me projekte reale

Kryetari aktual i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani, i cili vjen nga koalicioni ASH-AAA dhe kërkon mandatin e dytë, përmes rrjeteve sociale ka theksuar se nuk kanë kohë të merren, siç ai shprehet, me projekte mashtruese 3D. Për atë që ju nuk e bête me vite, ne arritëm ta realiozjmë brenda një mandatin, ka thënë ai, duke promovuar një nga projektet e realizuara nga ana e tij gjatë katër vjeçarit të kaluar.

Shtatë shkolla të rinovuara, çerdhe të reja për herë të parë në Komunën e Vrapçishtit. Këto kanë qenë investimet e realizuara nga Isen Shabani, kryetari i Vrapçishtit i cili kërkon mandatin e dytë. Kandidati i ASH-AAA në një video përshkrim, ka theksuar se janë asfaltuar shumë rrugë, janë ndëtuar rrjete kanalizimesh e ujësjellsish dhe ndriçim publik, është rikonstruuar godina e komunës dhe Pallati për Kulturë “Shota” në fshatin Negotinë.

Rruga jonë ishte një histori suksesi e për katër vite arritëm të realizojmë shumë premtime”, thotë Shabani në videon e publikuar në Facebook.

Në mandatin e ri ai premton Njësi territoriale kundër zjarreve dhe digjitalizim të të gjitha shkollave.

Do vazhdojmë me rrjetet e ujësjellësve, kanalizimeve, ndërtimin e njësitit të zjarrfikësve me kushte evropiane, digjilizim të të gjitha shkollave”, premtojnë disa nga kandidatët për këshilltar komunal nga koalicioni ASH-AAA.

Kjo tempo e punë sonë katër vjeçare do të intensifikohet edhe më shumë gjatë mandatit të ardhshëm, thuhet në videon e publikuar të kandidati Shabani.

Ishte qëllimi ynë kryesor që të përmirsojmë infrastrukturën e vendbanimeve në komunën tonë. Bëmë aq sa mundëm, aq sa ata nuk arritën të bëjn për 12 vite ne i bëmë për 4 vite. Ju kërkojm falje që nuk kishim kohë që të bëjmë mashtrime 3D sepse ishim të zënë duke realizuar projekte konkrete që ju mund ti shifni me sytë e juaj”, shkruan Shabani në Facebook.

Shkrimin e tij Shabani e ka shoqëruar me një video nga asfaltimi i rrugës që lidh Senakosin me Negotinë e njohur ndryshe si “Rruga e Pazarit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.