Lajme blitz, Premier League

Pellegrino te Southampton

Mauricio Pellegrino parakalon Frank De Boer në garën për të marrë drejtimin e Southampton-it. Sipas mediave angleze drejtuesit e shenjtorëve kanë zgjedhur ish trajnerin e Alaves-it, si pasuesin e francezit Claud Puel, të cilin e shkarkuan nga detyra pak kohë më parë. Argjentinasi Pellegrino i cili në të kaluarën e vetë ka punuar edhe si ndihmësi i Rafa Benitez te Liverpooli dhe Interi, do të jetë timonieri i ri i Southampton-it për sezonin 2017-2018, edhe pse deri përpara pak ditësh në pole position ishte holandezi Frank De Boer.

Arsenali do Arda Turan

Arda Turan nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës. Klubi katalanas ia ka bërë të qartë dicka të tillë mesfushorit turk, i cili ka përfunduar në shënjestrën e Arsenalit. Topcinjtë kërkojnë të përforcohen me elementë cilësorë në këtë merkato dhe kanë gati një ofertë prej 30 milionë Eurosh për të marrë nga Barca, shërbimet e Arda Turan.

Rose Barkley drejt largimit nga Everton

Afrimi i Davy Klassen te Evertoni mund ti hapë rrugën largimit të Rose Barkley. Futbollisti i përfaqësues angleze ka refuzuar të rinovojë kontratën me klubin nga Liverpooli dhe për të mos e humbur me parametër zero në të ardhmen drejtuesit e Evertonin po mendojnë shitjen e tij. Për Barkley interesohen Tottenhami dhe Arsenali, me skuadrën e Pochettinos që është favorite për të firmosur me 23-vjecarin e talentuar.

Share


(Next News) »



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share