Manchester City afër Dani Alvesit

Manchester City kishte shpresuar në një transferim të mbrojtësit të Monacos, Benjamin Mendy apo atij të Tottenhamit, Kyle Walker por është afër arritjes së marrëveshjes për mbrojtësin e Juventusit, Dani Alves, transmeton zei.info

Ish futbollisti i Barcelonës pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, i cili kishte punuar me brazilianin gjatë kohës së tij te Barcelona. Alves kishte qenë pjesë kyçe e ekipit të drejtuar nga strategu spanjoll.

34-vjeçari pati një edicion të mirë me fanellën e Juventusit, duke i ndihmuar torinezët në fitimin e ligës italiane dhe në rrugëtimin e tyre drej finales së Ligës së Kampionëve.

Alves do të bëhej transferimi i tretë i kësaj vere nga Manchester City, pas mesfushorit të Monacos, Bernardo Silva dhe portierit të Benficas, Ederson.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share