VMRO-DPMNE në 27-vjetorin e saj, premton reforma dhe mbështetje për shqiptarët

VMRO-­DPMNE ditën e djeshme festoi 27 vjetorin e themelimit të saj si parti politike dhe 124 vjetorin nga themelimi i Organizatës.

Para anëtarëve të kësaj partia u drejtua vet ai,  kreu i VMRO-­së Nikolla Gruevski i cili mes tjerash foli edhe në lidhje me shqiptarët.

“Shqiptarët në Maqedoni me kalimin e kohës do të kuptojnë se me LSDM-së çdo gjë është erë dhe mjegull. Bashkësia ndërkombëtare nuk do të zhgënjehet sepse ata e dinë se me kë kanë punë por aktualisht u nevojiten.”, tha Gruevski në fjalimin e tij për 27­vjetorin të VMRO-­DPMNEsë.

“Ndërkohë, ne duhet të punojmë për të korrigjuar imazhin që të tjerët e krijuan për ne para shqiptarëve, i cili ishte ngarkesë për partitë shqiptare që mos të jenë partnerë koalicioni me VMRO-DPMNE-­në. Shqiptari i thjeshtë nuk ka përfitim nga LSDM-­ja kur është në pushtet dhe për këtë do të bindeni shumë shpejt. Edhe shqiptarëve si gjithë qytetarëve tjerë ju duhet një jetë më e mirë, para, punësime të reja, standarte dhe kushte për jetë.”, ka thënë lideri i VMRO-­DPMNE­-së., dhe shtoi se shqiptarët në të ardhmen mund të mbështeten lirshëm tek VMRO-DPMNE.

“Shqiptarët mund të mbështeten tek VMRO-­DPMNE-­së në të ardhmen, në qoftë se duan së bashku të ndërtojmë një shtet të përbashkët, në të cilin të gjithë, turqit, serbët, romët, vllehët, boshnjakët dhe të tjerët, gjithmonë do të kenë mbështetje nga ne dhe do u jepet dorë.”,ka thënë Gruevski në manifestimin për ditëlindjen e 27 dhe përvejtorin e 124 të themelimit të Organizatës që u mbajt në muzeun e VMRO-së në Shkup.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share