Tavë me patate dhe mish të grirë

Midis variacioneve të pafundme të përgatitjes së patateve, kjo është padyshim një nga recetat më të mira. Kombinojini me mish të grirë dhe disa përbërës të tjerë dhe do të provoni një pjatë perfekte.

Përbërësit:
1 kg patate
500 gram mish i grirë
1 qepë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle tul domateje
100 g. gjalpë
4 lugë gjelle miell
475 ml qumësht
125 gram kaçkavall
175 gram kërpudha (në kavanoz)
Kripë
Piper

Përgatitja:
Ngrohni furrën në temperaturën 180 gradë Celcius. Qëroni patatet, prejini në feta dhe vendosini në një tas të madh me ujë.
Nxehni vajin e ullirit në një enë mesatare. Hidhni mishin e grirë, qepën, tulin e domateve. Spërkatini me pak kripë dhe piper dhe skuqini derisa mishi të marrë një ngjyrë kafe.
Në një enë tjetër shkrini 50 gram gjalpë. Skuqni miellin për pak minuta dhe shtoni gradualisht qumështin. Gatuajini për 5 minuta, derisa të bëni një masë të trashë. Largojeni përzierjen nga zjarri dhe shtoni në të kaçkavallin, pak kripë dhe piper.
Hidhni gjysmën e patateve në një tavë. Shtoni përzierjen me mish të grirë dhe kërpudhat e kulluara. Hidhni edhe patatet e mbetura dhe në fund përzierjen me kaçkavall.
Spërkatini me gjalpin e mbetur dhe vendosini në furrë. Piqini për 30-40 minuta, derisa të marrin një ngjyrë kafe.

Share


(Next News) »



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share