Roma me ofertë zyrtare për mesfushorin turk

Skuadra italiane Roma, dëshiron ta përforcojë mesfushën për stinorin e ri.

Emri i ri në listën e ekipit nga kryeqyteti italian është Oguzahn Ozyakup.

Mesfushori turk ka qenë ndër më meritorët që Besiktas është shpallur kampione në Turqi.

Kësisoj Roma është vënë pas tij dhe kërkon transferimin e menjëhershëm në Serie A, shkruan telegrafi.

Mediat turke kanë raportuar se ‘Giallorosët’ kanë bërë një ofertë zyrtare për transferimin e tij.

Nëntë milionë euro është shuma që Roma ka ofruar te Besiktas për transferimin e Ozyakup në Serie A.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga kampionët e Turqisë nëse do ta pranojnë ofertën ose jo.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share