Champions League:Rekordet e natës së parë

Disa rekorde u regjistruan në natën e parë të Champions League. Që në ndeshjen hapëse, pjesëmarrja e Cristiano Ronaldo shënon barazimin e ndeshjeve të luajtura në Champions me Icker Casillas, të dy kanë nga 177 prezenca. Portugezi pritet ta kalojë këtë rekord në ndeshjet e dyta në grup.

Goli që ai shënoi ndaj skuadrës zvicerane e çon sulmuesin e Manchester United në kuotën e 76 duke barazuar Kiljan Mbappe për realizimet në të gjitha kompeticionet duke nisur nga sezoni 2019 – 2020. Por numrin më të lartë të golave e ka shënuar Rober Leëandosëki, plot 113.

Ronaldo barazoi Lionel Messin duke shënuar kundër 36 skuadrave të ndryshme pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Një rekord pozitiv e shënoi Bayern Mynih. Që prej 31 Tetorit të 2017 bavarezët nuk kanë humbur asnjë nga 19 ndeshje radhazi të luajtura në transfertë.

Në këtë klasifikim ndjek Manchester United me 16 ndeshje dhe Ajax me 14. Por Bayern ka fituar 18 ndeshje hapëse të sezonit me një golavarash 45 të shënuar dhe 2 të pësuar.

Rekordin më negativ e regjistroi barcelona. Katalanasit jo vetëm humbën ndaj bayern Mynih, por për herë të parë që prej sezonit 2003-2004 ata nuk mundën të bëjnë asnjë gjuatje në kuadratin e portës kundërshtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.