Në Gostivar regjistrimi vijon pa probleme

Si pasojë e problemeve teknike, regjistrimi në Gostivar u ndërpre vetëm dy ditë. Me menjanimin e të njejtave, regjistrimi vazhdon pa asnjë pengesë dhe deri më tani janë regjistruar mbi 25.000 qytetarë, 7.000 amvisëri dhe 9.000 objekte banimi. Zirap Ademi, instruktor rajonal nga ESHS shprehet i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit deri më tani.

“Pas problemeve teknike që i kishim në lidhje me aplikacionin, dy ditë nuk u punua, u bë pauzë dhe u testua aplikacioni. Ndërkohë, deri ditën e sotme që kur ka filluar regjistrimi me 5 shtator, kemi arritur të regjistrojmë mbi 25 mijë qytetarë të Gostivarit. Mesatarja ditore sillet nga 3.500 deri në 4.000 persona. Për këtë periudhë kemi dikur 7.000 amvisëri të regjistruara dhe mbi 9.000 objekte banesore”, Zirap Ademi, instruktor rajonal nga ESHS.

E rëndësishme thotë Ademi është fakti që gostivarasit nuk ua mbyllin derën regjistruesve, që nënkupton se nuk ka bojkotim të këtij operacioni statistikor.

“Porcesi pas vështirësive që kishim, këto pesë ditët e fundit është duke shkuar në mënyrë shumë të rregullt. Qytetarët i pranojnë pa asnjë problem regjistruesit nëpër shtëpitë e tyre. Deri më tani nuk kemi hasur ndonjë problem dhe presim që deri me 30 shtator ta përfundojmë në mënyrë të suksesshme të gjithë procesin e regjistrimit në Gostivar”, Zirap Ademi, instruktor rajonal nga ESHS.

Krahasuar me qytete e tjera, në Gostivar regjistrimi zhvillohet me ritme të shpejta.

“Kur bëjmë krahasime, ato i bëjmë varësisht prej numrit të regjistruesve që kemi në terren. Sa i përket mesatares do thoja se qendrojmë më mirë se disa qytete të tjera. Kemi afërisisht numër të njejtë të regjistrimeve ditore me Tetovën, Kumanovën, Manastirin e kështu me rradhë”. Zirap Ademi, instruktor rajonal nga ESHS.

Regjistrimi i popullsisë rezidente dhe amvisërive filloi më 5 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator. Në vijim është edhe regjistrimi i diasporës, i cili ka filluar më 1 mars dhe po ashtu do të vazhdojë deri më 30 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.