Champions League:Super ndeshjet Inter – Real Madrid dhe Liverpool – Milan

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë, sonte do të zhvillohen edhe tetë ndeshje tjera tejet interesante në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Padyshim, vëmendja kryesore sonte do të jetë te ndeshjet, Inter – Real Madrid dhe Liverpool – Milan.

Në kuadër të grupit D, Interi do të jetë nikoqir i skuadrës më të trofeshme në Evropë, Real Madridit.

Dy skuadrat janë në formë të mirë dhe sonte priten të dhurojnë spektakël.

Nga ana tjetër, në grupin B, kryendeshja e sontme luhet mes Liverpoolit dhe Milanit.

Dy skuadrat kanë rivalitet të shtuar, duke marrë parasysh përballjet e tyre në të kaluarën, sidomos në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2005, në Stamboll.

Në ndeshjet tjera, Besiktasi luan me Dortmundin, Sheriff Tiraspoli me Shakhtar Donetskun, Atletico Madridi me Porton, Brugge me PSG-n, Manchester Cityn me RB Leipzigun dhe Sportingu me Ajaxin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.