Shkëndija nuk di të fitojë, ndan pikët me Shkupin!

Tjetër barazim për Shkëndijën i 4-ti në 6 takime për kuqezinjtë tetovarë në këtë sezon të kampionatit maqedonas. Skuadra e Bruno Akrapovic nuk shfrytëzoi dot faktorin fushë teksa në Ecolog Arena barazoi 0-0 përballë Shkupit në sfidën që mbylli javën e 6-të. Një pikë për kampionat e Maqedonisë edhe në këtë përballje me Shkëndijën që pozicionohet në vendin e 7 me 7 pikë ndërkohë që Shkupi pozicionohet i treti me 11 pikë, 2 pikë larg kryesueseve të Akademija Pandev. Një barazim 0-0 në derbin shqiptar që kënaqi gjithsesi më shumë skuadrën nga Çairi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.