LDFM:Gostivari humb nga Besa

Sezoni i ri futbollistik për Gostivarin si duket ka nisur mbrapsht. Gostivari ka humbur sërish në terren vendas, kësaj rradhe nga klubi futbollistik “Besa ” nga Dobërdolli. Me një angazhim sa për sy e faqe, humbja 2 me 0 nga Besa, është rezultat më se i merituar. Trajneri i Gostivarit, Biroll Topçiu fajin për këtë humbje ia faturon përvojës së paktë të lojtarëve të Gostivarit, duke haruar që mesin e atyre futbollistëve ka emra, të cilët në të ardhmen mund të jenë pjesë e kombëtares së Maqedonisë.

Nga ana tjetër trajneri i klubit futbollistik “Besa”, Mensur Jakupi është shprehur i kënaqur nga angazhimi i lojtarëve të tij, sidomos nga arkëtimi i tre pikëve të reja që e mbajnë ekipin nga Dobërdolli në krye të rënditjes tabelare. Për Jakupin çdo pikë e fituar është e rëndësishme, jo vetëm për kreun e tabelës, por edhe ruajtjen e një vendi në Ligën e Dyte, pasi sivjet nga kategoria bien tri ekipe.

Në tre ndeshjet e luajtura deri më tani, Gostivari ka regjistruar dy humbje në terren vendas dhe një barazim në transfertë. Publiku gostivaras që dje mbushi tribunën e stadiumit të qytetit, ka haruar kur ka parë një fitore të Gostivarit. Vendi i fundit në tabelë ëshë dhurata më e keqe që klubi futbollistik mund ti bëj çdo banori të Gostivarit, bile edhe atij që nuk sheh futboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.