Juventusi shënjestëron transferimin e Mendyt

Juventusi është duke kërkuar një zëvendësues të Alex Sandros, pasi nuk llogarisin më në shërbimet e tij.

Zonja e Vjetër ka një start të tmerrshëm në Serie A, duke mos e shijuar ende fitoren e parë në këtë sezon.

Kështu, sipas asaj që raporton Calciomercato – Biankonerët kanë filluar të mendojnë për transferimet e reja, me Ferland Mendyn që është në listën e tyre.

Mbrojtësi i majtë ka treguar cilësi të mrekullueshme te Real Madridi dhe Juventusi beson se mund ta realizojë transferimin e tij.

Klubi italian e di se do të jetë e vështirë të transferojë mbrojtësin francez, por një shumë e majme mund të bind drejtuesit e Los Blancos ta shesin atë.

Juventusi duhet të bëjë ndryshime thelbësore në skuadrën e tyre për të arritur suksese në këtë edicion, pasi ky start nuk dëshmon një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.