LDFM:Nesër zhvillohet derbi lokal mes Gostivarit dhe Besës

Klubi futbollistik “Gostivari” sot herët në mëngjes ka zhvilluar përgatitjet e fundit përpara ndeshjes së nesërme kampionale kundër klubit futbollistik “Besa” nga Dobërdolli. Trajneri i Gostivarit, Biroll Topçiu kërkon vëmendje dhe angazhim maksimal nga lojtarët e tij, sepse klubi fqinj edhe pse i ri në garat futbollistike të ligës së dytë mund tua prish planet për fitoren e planifikuar. Ne do japim më të mirën nga ne për ta fituar ndeshjen me Besën, por në fund le të fitojë më i miri thotë Topçiu.

Topçiu bën me dije se për ndeshjen e nesërme kampionale, ka në dispozicion të gjithë 23 lojtarët. Do të luajnë vetëm ata që janë maksimalisht të përgatitur. Beson në skuadrën që drejton dhe parasheh një të ardhme të ndritçme për Gostivarin.

Ndryshe, zjarri që kaploi spitalin modular në Tetovë, e ku si pasojë humbën jetën 14 persona, bëri që Qeveria e vendit të shpall 3 ditë zie në gjithë territorin e Maqedonisë. Kjo bëri që edhe ndeshjet e Ligës së Dytë të shtyhen për një ditë, dhe në vend që të zhvillohen të shtunën, të njëjtat do të zhvillohen të dielën. Kështu e diela do të na dhurojë shumë ndeshje, përfshirë këtu edhe derbin lokal mes Gostivarit dhe Besës nga Dobërdolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.