Alex Sandro: Dua të largohem

Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Alex Sandro, ka dorëzuar edhe zyrtarisht në klub kërkesën e tij për t’u larguar nga klubi këtë verë.

La Repubblica raporton se Sandro ka arritur tashmë marrëveshje personale me Chelsean, por Juventus nuk e ka pranuar ofertën e parë të Chelseat për të.

Klubi londinez ia ka dyfishuar pagën lojtarit, nga 2.8 milionë në vit sa paguhej te Juventus, në 5 milionë euro.

Thuhet se çmimi që do ta paguajë Chelsea për të do të sillet nga 55 në 60 milionë euro, që do t’i jepte Juventuesit fitim prej rreth 30 milionëve, pasi klubi nga Torino e kishte blerë atë për 26 milionë euro nga Porto më 2015.

Ndërkohë, Juventus ka përpiluar një listë për ta zëvendësuar Sandron, ku gjenden Benjamin Mendy i Monacos dhe Mattia de Sciglio i Milanit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share