Shqiptarët do të kenë zëvendësit në DSK dhe BSP

Institucionet kyçe të sigurisë nacionale, Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim dhe Byroja për siguri publike, do të vazhdojnë të udhëhiqen nga kuadro maqedonas, ndërsa shqiptarët do të pajtohen vetëm me rolet e zëvendësve në këto dy drejtori.

Siç merr vesh gazeta KOHA nga burime partiake, BDI do të vazhdojë të ketë zëvendësin në DSK, ndërsa ASH do të ketë zëvendësin në Byronë për siguri publike, por që ende nuk kanë vendosur për emra konkret. Në dy drejtoritë tjera të rëndësishme, siç janë Drejtoria e policisë dhe Drejtoria e burgjeve, nuk përjashtohet mundësia që drejtorët të jenë shqiptarë, të propozuar nga BDI dhe ASH.

Nga ana tjetër, jo vetëm nga LSDM, por edhe nga partitë shqiptare, pritjet e ndërkombëtarëve janë që të kësaj radhe në të gjitha organet e sigurisë të mos vijnë emra partiak, por emra të dëshmuar profesionalisht dhe të pastër moralisht. Të premten, pra fillimit të seancës, Qeveria e Maqedonisë konfirmoi propozimin për shkarkimin e Prokurorit publik Marko Zvërlevskit.

Ndërkohë, Qeveria në seancën e sotme maratonë, miratoi drejtorët e rinj në dikasteret e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe Byrosë për Siguri Publike (BSP) pranë ministrisë së Brendshme. Paraprakisht Goran Nikollovskin u zgjodh në krye të DSK-së, ndërsa Laze Velkovskin në krye të BSP-së. Këto propozime erdhën nga vet ministri i MPB-së, Oliver Spasovki.

Përpara emërimeve të drejtorëve të rinj, qeveria shkarkoi drejtorët në largim, Vlladimir Atanasovski në DSK-së, dhe Mitko Çavkovin, tashmë ish drejtor e BSP-së. Qeveria po ashtu gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë vendosi të emërojë në krye të Drejtorisë për të Ardhuar Publike (DAP), Sanja LLukarevskën dhe Zoran Atanasovin drejtor në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share