Qeveria e Maqedonisë e shkarkoi prokurorin skandaloz Zvërlevski

Qeveria e Maqedonisë sonte e miratoi edhe shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski.

Qeveria e shpalli si të paaftë për punën e prokurorit duke theksuar se nuk ka ngritur aktakuza për rastet që është dashur patjetër të veprojë. Ai sipas Qeverisë nuk e ka kryer punën “në kohë, në mënyrë ligjore dhe profesionale”.

Përndryshe, të martën Këshilli i Prokurorëve Publik dha mendim pozitiv për kërkesën e Qeverisë për shkarkim të Zvërlevskit. Qeveria, dokumentet me qëndrimin e Këshillit të Prokurorëve duhet t’ia propozojë Kuvendit, i cili sërish duhet të caktojë seancë për shkarkim të Zvërlevskit.

Zvërlevski mund të shkarkohet me votim të 61 deputetëve.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share