Hurmat, minierë vitaminash për organizmin

I njihni hurmat e Arabisë, frutin që dietelogët e konsiderojnë si minierën e vitaminave.

Ky frut është shumë i shëndetshëm dhe përmban, kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D.

Hurmat përmbajnë glukozë të lehtë natyrale që nuk është e dëmshme për shëndetin tonë. Ja disa nga vlerat shëndetësore të hurmave të Arabisë.

Forcon mëlçinë dhe e bën të punojë më mirë. Lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.

Zbut ashpërsinë e fytit dhe largon sekrecionet. Konsumi i saj esëll eliminon askaridet.

Forcon muskujt dhe nervat si dhe vonon plakjen.

Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet. Forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin. Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun dhe zorrët e fëmijëve.

Lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.

Masa e krijuar nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët, gjithashtu kjo masë zvogëlon dhimbjen dhe forcon mishrat e dhëmbëve gjatë procesit të daljes së dhëmbëve duke lehtësuar këtë proces.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share