Pema që përmirëson tretjen, zvogëlon rrudhat dhe ruan zemrën

Nektarina (lat. Prunus persica), pasi ngjason me pjeshkën, shpeshherë quhet edhe pjeshkë me lëvore të butë. Posedon pak kalori, e shumë nutriente. Janë përplot me vitamina A, C, E, K, B1, B2, B3, B6, B9. Janë burim për kalcium, kalium, magnez dhe fosfor.

MBROJNË ZEMRËN DHE ENËT E GJAKUT

Nektarina ndihmon edhe te shëndeti i sistemit kardiovaskular. Antioksiduesit parandalojnë oksidimin e kolesterolit dhe ulin rrezikun për krijimin e pllakave dhe enëve të gjakut. Kështu parandalohet forcimi i

arterieve dhe përmirësohet qarkullimi i gjakut

FORCOJNË IMUNITETIN

Sasia e madhe e antioksiduesve në nektarin e forcon imunitetin dhe shton aftësinë mbrojtëse të organizmit. Falë sistemit të fortë imun trupi më lehtë përballon infeksionet dhe më shpejt shërohet nga sëmundjet e ndryshme.

RUAJNË SHËNDETIN E SYVE

Luteina, i pranishëm në nektarina, luan rol kryesor në kujdesin e shëndetit të syve. Hulumtimet shkencore kanë treguar se konsumimi i luteinës te fëmijët ndikon në formimin e sistemit normal të shikimit. Po ashtu, sipas ekspertëve, ky karotenoid ul rrezikun për degjenerim makular.

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share