Biroll Topçiu trajner i ri i K.F.”Gostivar”-it

Klubi i futbollit Gostivari emëron kryetrajnerin e ri. Skuadra shqiptare që garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, detyrën e trajnerit ia beson Biroll Topçiut. 

“Klubi bardh e kaltërt vendosi që ta rikthej në shtëpi trajnerin Biroll Topçiu, ku pas asaj ecurie pozitive që kishte në fillim të sezonit të kaluar, por për disa arsye personale Topçiu kishte dhënë dorëheqje. 

Tash ai rikthehet edhe më i motivuar për ta vazhduar punën që kishte lënë për gjysmë. 

Ne si klub jemi shumë të kënaqur me angazhimin e Topçiut ku së bashku do punojmë fort që klubi ti arrij objektivat që ka për këtë sezon të ri”, njofton KF Gostivari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.