Pse i ke gatuar gjithmonë keq makaronat, një truk që duhet ta dish

Sa herë që gatuan makarona (ndodh shumë shpesh apo jo?), ka gjasa që gjatë gjithë kohës e mban tenxheren gjysmë të hapur. Dhe jo vetëm sepse mund të jesh duke u marrë me ndonjë punë tjetër në shtëpi, por edhe sepse uji që vlon mund të derdhet para se makaronat të jenë zier plotësisht.

Çfarë duhet të bësh? Uji i zierjes së makaronave është sekreti që i bën salcat e thata më të buta dhe më homogjene. Sapo janë zier makaronat al dente, uji që mbetet është me nisheste dhe me kripë (nëse ke hedhur kripë mjaftueshëm në ujin e tyre) dhe ndihmon në krijimin e salcave për t’i bërë ato më të buta dhe më pak kremoze.

Nëse je njohëse e mirë e kuzhinës italiane, këtë duhet ta dish me siguri, sepse është një prej trukeve më të vjetra të kësaj kuzhine dhe një nga këshillat e gjyshit të Giada De Laurentiis, të cilat ajo i pasqyroi në libër.

Mos harro, herën tjetër që ke për të gatuar makaronat, ruaj ujin e tyre për të bërë sa më shumë salca me shije, si carbonara, amatriciana, cacio e pepe.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share