Këto janë sëmundjet që i lufton limonada

Shumë e cilësojnë si njëra ndër gjërat ushqimore më të rëndësishme në botë, së pari për sasinë e madhe të Vitaminës C, por edhe për nutriantët e tjera siç janë, bioflavonoidi, pektina, acidi, Vitamia A, B1, B6, kaliumi, kalciumi, magneziumi, fosfori, mangani… Nëse nuk e përdorni limonadën sepse mendoni që zbut dhe dëmton mishin e dhëmbëve, atëherë provoni me një truk. Kur e pini limonadën, shpërlajeni gojën me ujë të thjeshtë dhe prisni 30 minuta, më pas lajini dhëmbët me brushë dhe pastë dhëmbësh. Këto janë pesë problemet që mund të largohen me limon në ‘kushte shtëpie’.

Gurët në veshkë

Bëhen kur urina përmban shumë kripë dhe jo substanca tjera të nevojshme siç është citrati. Pasi që lëngu i limonit përmban acid (rreth 8 për qind), është shumë i mirë për filtrim të veshkave, dhe në ditë duhet të pini gjysmë filxhani lëng limoni të shtrydhur në 7 filxhanë të ujit. Mund ta ftohni në frigorifer dhe ta konsumoni çdo ditë. Përveç kësaj duhet ta zvogëloni përdorimin e kripës dhe të hani më pak mish dhe peshk dhe të pini sa më shumë ujë.

Artritisi

Acidi urinik është në shumë gjëndra, e kështu edhe në nyje kristalizon më shumë se 95 përqind të rasteve natriumin në urinë, që shkakton artiritis. Që t’i lehtësoni dhimbjet, mpirjen dhe kalljet e vazhdueshme, lëngu i limonit mund të jetë shumë efektiv. Shtrydhni lëngun e një gjysme limoni në gotë të ujit dhe pijeni para se të hani mëngjes. Pini edhe një të tillë para dreke dhe një para se të shkoni të flini.

Mbyllja (kapsllëku)

Mund të shkaktohet nga shumë faktorë, duke përfshirë edhe mos marrjen e lëngjeve të bollshme, apo edhe përdorjen e tepruar të bulmetit. Për shërim të mbylljes (kapsllëkut), lëngun e limonit përzieni me lugë në ujë të nxehtë. Në të hidhni edhe një lugë mjaltë dhe pijeni çdo ditë.

Lukth të ndjeshëm

Keni ngrënë racionin, por lukthi juaj nuk është i ‘kënaqur’. Ju mundon shtrëngimi, gazrat dhe fryerja, duhet të merrni diçka që do t’u lehtësojë për këtë gjendje. Përzieni lëngun e një gjysme limoni dhe gjysmë luge sode bikarboni në një gotë ujë.

Kokëdhimbja

Acidi e limonit (acidi citrik) dhe Vitamina C nga lëngu japin përbërës antibakterial dhe ndihmojnë në zvogëlimin e kalljeve. Lëngu i limonit gjithashtu forcon sistemin e imunitetit. Herën tjetër kur të ndieni fytin se është duke u përkeqësuar, provoni që vetes t’ia lehtësoni gjendjen dhe të largoni viruset – me limonadë. Shtrydhni lëngun e limonadës në filxhan. Mbusheni me ujë të nxehtë dhe përzieni mirë. Shpërlani fytin me lëngun e shtrydhur të limonit disa herë në ditë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share