Justin Bieber nuk mban dot lotët në koncertin “One Love Manchester”

Justin Bieber nuk i mbajti dot lotët ndërsa mbante fjalimin emocional në koncertin “One Love Manchester” të dielën.
23-vjeçari luajti me kitarë dhe këndoi këngën “Love Yourself” në nder të 22 viktimave, disa prej të cilëve fëmijë, që vdiqën në një sulm terrorist në koncertin e Ariana Grande në Mançester më 22 maj.
Koncerti bamirës u mbajt në Emirates Old Trafford.
Gjatë performcës së tij Justin tha: “Zoti është i mirë në mes të së keqes. Zoti është i mirë në mes të errësirës. Ai iu do juve.”
Ndërsa më pas i ka kërkuar të spektatorëve që të ngrejnë duart lart në nder të këtyre njerëzve që humbën jetën.
“Për familjet që i duam kaq shumë. Ngrini të dyja duart lart për t’i nderuar ata njerëz.”

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share