Në vazhdën e aksioneve humanitare me rastin e muajit të Ramazanit në Gostivar, vërejmë edhe një gjest jo të përditshëm. Prej sot, në dy furra në Gostivar do të ndahet bukë falas për nevojtarët.

Iniciativa është e pronarëve të furrës Bakall. Në bisedë me ta, ata lutën të mos kumtohen hollësi për ta, por vetëm të kumtohen emrat e furrave. Ato janë më shumë për motive bamirësie dhe duke cekur se askush nuk duhet të mbetet i uritur në këtë kohë.

Bukë falas do të mund të merren te furrat “Bakall”, përballë megamarketit Montenegro dhe te furra “Bakall” që ndodhet tek kryqëzimi i bulevardit “Vllezërti Gjinoski” me rrugën e Dibrës

Pronarët e furrës Bakall thonë se nuk ka kufizim të sasisë, por thjeshtë, siç thanë, çdokush të marrë aq sa i nevojitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.