Venko Filipçe: Vaksina “AstraZeneca” nuk do t’u jepet personave nën 60 vjeç në RMV

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha sot se vaksina “AstraZeneca” në vend nuk do t’u jepet personave nën 60 vjeç.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot pas vizitës në sallën e vaksinimit masiv “A1 Arena”, ku bëhet dha deklaratë për mediat, duke iu referuar procesit të vaksinimit në vend.

Duke iu referuar vaksinës AstraZeneca, Filipçe tha se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i ka lënë secilit shtet vetë të vendosë kush do të vaksinohet, por në udhëzim duhet të rendisin efektet anësore të saj.

“Pas vlerësimit të të gjitha efekteve anësore siç janë gjendjet trombotike, veçanërisht te të rinjtë, bordi doli me dy rekomandime. E para është që këto efekte anësore trombotike duhet të përfshihen në udhëzimin e vaksinës, dhe së dyti, secili vend duhet të marrë vendim se si do të përdoret vaksina. Prandaj, pas konsultave në mëngjes, ne miratuam qëndrimin që vaksina AstraZeneca në vendin tonë nuk duhet t’u jepet personave nën 60 vjeç”, theksoi Filipçe.

Lidhur me vendet e lira në spitale, Ministri Filipçe tha se ekziston një numër i mjaftueshëm i shtretërve në Shkup dhe në të gjithë vendin dhe se dje gjatë ditës u ndje një rënie e lehtë e situatës.

Ndër të tjera, ministri Filipçe vuri në dukje se deri më tani 15,500 qytetarë janë vaksinuar në vend.

Procesi i imunizimit kundër koronavirusit në vend filloi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë.

Në vend. deri tani kanë arritur 78,000, nga të cilat 48,000 janë dhuruar nga qeveria serbe.

Ministri Filipçe tha se gjatë këtij muaji në vend duhet të arrijnë rreth 300,000 vaksina pjesa më e madhe janë nga Kina.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: