AI: Gjuha e urrejtjes, diskriminimi dhe mosndëshkueshmëria janë shqetësuese në Maqedoni

Diskriminimi i bazuar në etni, fe, gjini dhe orientim seksual jo vetëm që mbetet problem në Maqedoninë e Veriut, por janë përkeqësuar me pandeminë. Kjo nënvizohet në Raportin vjetor të Amnesty International për situatën e të drejtave të njeriut në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut.

“Anëtarët e entitetit shqiptarë shpesh kanë qenë shënjestra të gjuhës së urrejtjes dhe keqinformimit në mediat sociale,” alarmon Amnesty International. Janë pesë procese gjyqësore për nxitje të urrejtjes. Po ashtu duke cituar të dhëna nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, AI ka vlerësuar rritje prej 80 përqind të gjuhës së urrejtjes islamofobe, shqetësime për diskriminim ndajgrave dhe romëve.

“Përkundër zbatimit të reformave të kërkuara nga Komisioni Evropian, gjendja vijon të jetë shqetësuese në disa fusha: mosndëshkimi, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi ndaj grave dhe romëve, si dhe personave LGBTI. “Edhe këtë vit, refugjatët dhe migrantët u mbajtën në mënyrë të paligjshme dhe u dëbuan me forcë,” paralajmëroi Amnesty International në seksionin për Maqedoninë. Raporti kujton situatën me liritë fetare duke alarmuar se ndalimi i tubimeve fetare u zbatua në mënyrë selektive pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga mesi i marsit deri në zgjedhjet në korrik të vitit të kaluar.

Amnesty tregon se Maqedonia e Veriut ka zvogëluar buxhetin për sektorin joqeveritar me 525 mijë euro, gjë që rrezikon veprimin dhe aktivitetet e këtyre organizatave për të ofruar shërbime thelbësore në kohë krize. Për sa i përket gjyqësorit, organizata është kritike për faktin se gjykatat nuk ka nëpasur progres në procedurat gjyqësore në lidhje me shkeljet e kufizimeve Covid-19. Romët janë gjithashtu të prekur rëndë nga diskriminimi në vend, veçanërisht për sa i përket mundësisë së ndihmës financiare gjatë pandemisë, njerëzit më të prekshëm mund të mbështeten kryesisht tek OJQ-të dhe disa autoritete lokale për paketat humanitare.

Gratë mbeten një kategori e prekshme në Maqedoni, veçanërisht në vendin e punës gjatë pandemisë. Amnesty International gjithashtu i referohet industrisë së tekstilit ku gratë përballen me kërcënime për pushim nga puna, kërcënime se kontrata e tyre e punës nuk do të rinovohet, etj. Qeveria e Maqedonisë nuk i ka zbatuar plotësisht rekomandimet për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve viktima të dhunës. Anëtarët e komunitetit LGBTI përmenden gjithashtu në raport. Raporti kujton sulmin ndaj presidentit të organizatës LGBT në Tetovë në gusht. Raporti po ashtu nënvizon se Maqedonia e Veriut ka dështuar në fushën e të drejtave të refugjatëve dhe migrantëve.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: