Gostivar:Një shkelje e orës policore,41 dënime për mosmbajtjen e maskës dhe 64 vendime të reja për izolim

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në Gostivar, për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 41 personave u janë lëshuar urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, janë përgatitë 64 vendime të reja për izolim,si dhe janë kryer kontrolle ndaj 493 personave me vendime të tilla dhe nuk u konstatua mosrespektim i vendimeve të lëshuara.

Në periudhën prej 22:00 të datës 05 prill deri më ora 05:00 më 6 prill 2021 në zonën e SPB Tetovë janë regjistruar dy raste në Tetovë dhe një në Gostivar të shkeljes së vendimit të qeverisë për ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve- orës policore. Gjatë kësaj periudhe, është kryer një aksion kontrolli në një objekt hotelierik në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut (GV) dhe është konstatua mosrespektimi i masave dhe protokolleve për punë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: