Gostivar:24 dënime për mosmbajtjen e maskës dhe 47 vendime të reja për izolim

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në Gostivar, për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 24 personave u janë lëshuar urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, janë përgatitë 47 vendime të reja për izolim,si dhe janë kryer kontrolle ndaj 460 personave me vendime të tilla dhe nuk u konstatua mosrespektim i vendimeve të lëshuara.

Në periudhën nga ora 22.00 e mbrëmjes së 4 prillit deri më ora 5 të mëngjesit më 5 prill 2021 në zonën e SPB Tetovë janë regjistruar dy (2) shkelje të vendimit të qeverisë për ndalim të plotë të lëvizjes së qytetarëve-orës policor.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: