Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në Gostivar, për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 25 personave u janë lëshuar urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, janë përgatitë 53 vendime të reja për izolim,si dhe janë kryer kontrolle ndaj 295 personave me vendime të tilla dhe nuk u konstatua mosrespektim i vendimeve të lëshuara.
Në periudhën prej ora 22.00 të datës 1 prill deri më ora 05.00 më datë 2 prill 2021, në rajonin e SPB Tetovë nuk është regjistruar asnjë rast i shkeljes së vendimit të qeverisë për ndalim të plotë të lëvizjes së qytetarëve-orës policore.